"Në doganën e Morinit, me datën 13 qershor 1999, ditën që nga kjo doganë triumfatorë hynë trupat gjermane për në Kosovë, trupat e shpartalluara serbe ende nuk ishin larguar plotësisht prej Kosove, të cilën e kishin humbur përgjithmonë. Mes doganës së Vërmicës dhe të Morinit, në mesditë, nga një helikopter zbriti komandanti i trupave gjermane. Nga mali, ku rrinin të fshehur në fortifikimet e tyre, zbriti një komandant i trupave serbe i shoqëruar nga dy ushtarakë të tjerë. U bë një bisedë e shkurtër, shumë e shkurtër, mes komandantit të trupave gjermane Helmut Harff dhe komandantit të trupave serbe. Komandanti gjerman dha urdhër që për tridhjetë minuta të niste ikja e trupave ushtarake serbe të mundura tashmë. Komandanti serb u perpoq te kundërshtote dhe kërkoi më shumë kohë për tërheqjën e trupave dhe të materialeve luftarake. Por Helmut Harff pasi i zgjidhi duart që i mbante të lidhura nga mbrapa, pa orën e tij dhe u shpreh vetëm kaq: KOHA FILLOI ! Nëse nuk largoheni brenda kesaj kohe…
Filloi tërheqja e së Keqes, pasi qe mundur. Filloi Koha e Re. Epoka e Re e Njerzimit. Ishte mundur dhe po troshitej në theçafje duke u sprapsur, duke ikur drejt ferrit koha e vjetër. Mori fund koha e dhunës çnjerzore, e diskriminimit, koha e mohimit të të drejtave njerzore, e mohimit të lirisë. Mori fund çmenduria dhe urrejtja vrasëse e botës.
Filloi Epoka e Mundësive."
(Rexhep Shahu)

Misioni për Paqen
Misioni për Paqen
Product Details
BN ID: | 2940164155223 |
---|---|
Publisher: | Klubi i Poezisë |
Publication date: | 07/07/2020 |
Sold by: | Smashwords |
Format: | eBook |
File size: | 312 KB |
Language: | Albanian |