Ali Pash� Tepelena N� Romanet Angleze: Studim Letraro-Shkencor
ALI PASHË TEPELENA NË ROMANET ANGLEZE është studim i veçantë komparativ letraro-shkencor në fushën e letërsisë angleze. Fillimisht e shkruar si tezë e magjistratures dhe e mbrojtur më 1981, tani, pas 35 vjetëve, i ofrohet lexuesve, duke e pasqyruar nga çdo kënd figurën madhështore të Ali Pashë Tepelenës, jetën dhe veprat e tij. Romanet historike të Stoyan Christowe dhe William Plomer si dhe burimet tjera të shfrytëzuara dhe konsultuara për hartimin e këtij studimi monografik, përmes analizave kritike dhe krahasimeve të mprehta, nxjerrin në dritë dy anët komplekse të personazhit: Aliun burrë shteti dhe Aliun njeri; Aliun e jashtëm dhe Aliun e brendshëm, Aliun mizor dhe Aliun subtil, Aliun e përgënjeshtruar dhe Aliun e vërtetë. Inteligjenca e tij brilante, dhuntia natyrore për të sunduar dhe drejtuar Pashallëkun e Janinës dhe më gjerë, njohuritë në thelb të punëve qeverisëse, administrative, diplomatike, ushtarake, juridike dhe ekonomike, e bënin një sundimtar të shquar dhe me vizion të qartë, të cilit ia kishte frikën edhe vet sulltani. Sundimi i tij autonom në trojet jugore të Shqipërisë, në një cep të largët të posedimeve osmane në Evropë, nxitën imagjinatën përrallore në Evropën Perëndimore. I vizituar nga shumë evropianë, përfaqësues diplomatikë, shkrimtarë, artistë, mjekë, udhëtarë rasti etj., Ali Pashë Tepelena, sikurse edhe Napoleon Bonaparta, u bë inspirim i pashtershëm dhe objekt i trajtimit të gjithanshëm jo vetëm në shkresat e diplomatëve, por edhe në shtypin e kohës, në memoare, në historiografi dhe publicistikë, ku jo gjithmonë pasqyrohej objektivisht personaliteti i tij, punët shtetërore, jeta private dhe intime, botëkuptimet e tij filozofike, shpirti i tij romantik, ndjeshmëria e tij ndaj të bukurës së jetës dhe përsosmërisë njerëzore, si dhe botëkuptimet e tij mbi religjionin, përfshirë këtu edhe bestytnitë.Autorët anglezë nuk e perceptuan qartë vizionin, synimin dhe luftën e Ali Pashës për unifikimin e krahinave shqiptare nën sundimin e Pashallëkut të Janinës. Ky objektiv lidhej shumë me luftërat e Napoleonit në Evropë dhe impaktin e këtyre luftërave në zgjimin kombëtar të shumë popujve evropianë, me këtë edhe popujve ballkanikë që ishin nën sundimin disa shekullor osman. Andaj, konsiderohet se Ali Pashë Tepelena ishte ndër artikuluesit më të hershëm të idesë së unifikimit kombëtar në Ballkan, dhe vetëm mungesa e një aleance të mirëfilltë me pashallarët tjerë krahinor të Shqipërisë, e pamundësoi unifikimin e Shqipërisë, si shtet i parë nacional në Ballkan.
"1144758267"

15.0
In Stock
5
1

182Ali Pash� Tepelena N� Romanet Angleze: Studim Letraro-Shkencor
182Paperback
$15.00
15.0
In Stock
Product Details
ISBN-13: | 9781540840103 |
---|---|
Publisher: | CreateSpace Publishing |
Publication date: | 12/18/2016 |
Pages: | 182 |
Product dimensions: | 5.50(w) x 8.50(h) x 0.39(d) |
Language: | Albanian |
About the Author
From the B&N Reads Blog